• Today is: Friday, March 29, 2024

Grenell: Duhet ta respektoni vendimin e Kushtetueses, mezi pres të punoj me qeverinë e re

fakti
May29/ 2020

Richard Grenell, Emisar Special i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi ka lëshuar një deklaratë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe vende punë në rajon”, ka deklaruar Grenell përmes një komunikate dërguar mediave.