• Today is: Saturday, April 20, 2024

ECOLOG DHURON 100 TABLETA PËR NXËNËSIT E SHTIPIT DHE VELESIT

fakti
April28/ 2020

Kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski sot pranoi donacion prej 50 tabletave për fëmijët nga shkollat fillore që vijnë nga familje të rrezikuara sociale, të cilat duhet t’u ndihmojnë atyre të ndjekin online orët në internet derisa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme.

Kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski sot pranoi donacion prej 50 tabletave për fëmijët nga shkollat fillore që vijnë nga familje të rrezikuara sociale, të cilat duhet t’u ndihmojnë atyre të ndjekin online orët në internet derisa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme, njofton MIA.
“Dua të dërgoj falënderim të madh për kompaninë Ekolog Internacional dhe familjen Destani nga Tetova, të cilët në këto momente të vështira për shtetin, tregojnë përgjegjësi të madhe shoqërore dhe dhurojnë tabletë kudo në shtet. Në Shtip u dhuruan 50 tableta për fëmijë nga familjet e rrezikuara sociale, që mësojnë në shkolla fillore”, tha Boçvarski.

Kompania tetovare “Ekolog” dhe pronarët e saj Destani sot në Komunën e Velesit dorëzuan një donacion prej 50 tabletash të destinuara për nxënësit që nuk janë në gjendje të ndjekin mësimet onlajn.
Lazim Destani, një nga pronarët, tha se të nxitur nga e drejta që çdo fëmije për të ketë të drejtë për akses në teknologjinë moderne dhe se për këtë donacioni dedikohet për nxënësit që nuk mund të ndjekin mësimet në internet në këtë gjendje të jashtëzakonshme.
“Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë së bashku pas krizës Kovid-19 është të sigurohemi që fëmijët që janë e ardhmja jonë, ta vazhdojnë pa pengesa mësimin”, tha Destani.

Kryetari i Velesit, Ace Kocevski e falënderoi për donacionin dhe theksoi se janë 403 nxënës në Veles, shumica nga shkollat fillore, të cilët nuk mund të ndjekin mësimet në internet.
Kompania “Ekolog” deri më tani ka siguruar rreth 4.000 tableta për fëmijët në
shumë komuna të vendit./ Gazeta FAKTI