• Today is: Saturday, April 20, 2024

BEHXHET PACOLLI IA KA MËSYE KOSOVËS PËRMES TIRANËS

fakti
April28/ 2020

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli me avionin e tij privat ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.

Klan Kosova ka siguruar ekskluzivisht pamjet që tregojnë rrugën ajrore që aeroplani privat i Pacollit e ka ndjekur nga Lugano i Zvicrës për në Tiranë.

Behgjet Pacolli pritet që me veturën e tij të vijë në Prishtinë, pas sagës së gjatë që ndodhi me (mos)karantinimin e tij.

I pari i AKR-së ka vendosur që të kthehet në Prishtinë për shkak të zhvillimeve dinamike në skenën politike ku duket se votat e partisë së tij mund të jenë definuese për krijimin e qeverisë së re.

Kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nuk i ka pëlqyer përgjigja e ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, pas thirrjes së këtij të parit që ambasadorët e huaj t’i ndihmojnë të kthehet në Kosovë.

Pacolli, i cili po kërkon të kthehet në Kosovë, për të qenë pjesë e bisedimeve për krijimin e qeverisë së re, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se do të pres që të reagojnë disa nga ambasadorët e huaj në Kosovë.

Këtij postimi i është përgjigjur, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka thënë se në lidhje me këtë nuk mund të jap ndonjë këshillë në lidhje me situatën, për shkak se vet ai është i mbyllur në Kosovë që nga 13 marsi.

Mirëpo, kjo përgjigje nuk i ka pëlqyer Pacollit, i cili ka akuzuar ambasadorin gjerman për heshtje ndaj, sic thotë ai, shkeljes së Kushtetutës që i ka bërë kryeministri Kurti.

“Një qasje më parimore në mbrojtje të kushtetutës dhe ligjit do të mirëpritet. Heshtja juaj për shkeljen e vazhdueshme që Kurti bëri ndaj Kushtetutës nuk ishte e dobishme për vendin dhe demokracinë e saj. Ne i shohim rezultatet. Karantina nuk është me ligj dhe as me kushtetutë”, ka shkruar Pacolli në Twitter. / Gazeta FAKTI