• Today is: Thursday, April 18, 2024

Cfare fshihet pas kurbes se cuditshme te te prekurve nga koronavirusi ne Shqiperi?!

fakti
April25/ 2020

Në fakt vete ecuria e “kurbës” sonë në të gjithë këtë periudhë me zig-zaget e mëdha të përditeshme te saj, tregon se diçka thelbësore nuk funksionon në dedektimin e infeksionit, në ndjekjen e rasteve te kontaktit, për mungesen thellesisht dëmtuese të testimeve dhe të një metodike lineare zbulimi

Nga Tritan Shehu

Rastet shtohen me nje kurbe te “çuditeshme”, Ministria nuk shqetesohet!! Sic u komunikua sot, kemi nje shtim te ndjeshem te rasteve duke vazhduar kurba me oshilacionet e saj “sui generis”!!

Dhe Ministria e Shendetesise nuk shqetesohet, por “qetëson” se:
1-Rastet e reja qenkan ne shumice asimptomatike, duke harruar se pikerisht keta te prekur jane me te rrezikshem per perhapjen e infeksionit.

2- Duke u çfajesuar me argumentin se keta jane te infektuar nga paciente te mepareshem te prekur. Une nuk di ndonje menyre tjeter infektimi, vecse nqs mendohet edhe nga Lakuriqte e Nates!!
Ne fakt vete ecuria e “kurbes” sone ne te gjithe kete periudhe me zig-zaget e medha te perditeshme te saj, tregon se dicka thelbesore nuk funksionon ne dedektimin e infeksionit, ne ndjekjen e rasteve te kontaktit, per mungesen thellesisht demtuese te testimeve dhe te nje metodike lineare zbulimi.
Se dyti une dua t’i kujtoj Ministrise qe edhe rastet e zbuluara sot, pavaresisht jane simptomatike apo jo, duhen konsideruar si burime infeksioni ne vetvete e duhen ndjekur te gjitha kontaktet e tyre prej 10-15 ditesh.

E kuptoj qe ndoshta keto jane si shume per ata qe mendojne te njohin realitetin epidemiologjik pa testuar, ose me shume pak prej tyre!!

Testimet nuk shtojne infeksionet e as epidemine, ato jane te vetmet qe evidentojne realitetin, identifikojne te prekurit dhe te krijojne mundesine te pengosh perhapjen e tij dhe te mjekosh te semuret.
Dikush mund te me thote ka vende ”pa te infektuar” dhe pa testime…po, eshte Jemeni!